Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SPAK prova të reja për Metën, avokatët: Gjyqtarja Irena Gjoka po i bën presion prokurorëve
Dosja e Ilir Metës sërish në udhëkryq, për shkak të shtyerjes së seancës që ishte parashikuar të zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme. Seanca praprake, ku pritej që gjyqtarja Irena Gjoka të vendoste për kalim apo jo për gjykim u shty për shkak të mungesë së avokatit të Monika Kryemadhit. Gjyqtarja Irena Gjoka pezulloi afatet e paraburgimit të Metës, ndërsa SPAK paraqiti prova të reja në gjykatë. Avokati i Metës akuzoi gjyqtaren Gjoka duke thënë se ajo po shantazhon prokurorët, pasi sipas tij këta të fundit po hetojnë magjistraten për akuzave ngritura nga Sali Berisha. “Do mbajmë qëndrimin tonë sa i përket Irena Gjokës, me këtë është e vështirë për të vazhdojmë procesin. Unë prezent aty ajo pezullon afatet se mungon një avokat...