E ardhmja e KQZ-së, Kaso: 2 vizione të ndryshme, ja si synohet të funksionojë trupa drejtuese

Deputeti demokrat, Ivi Kaso shprehu sot shqetësimin lidhur me dy vizionet e ndryshme që i ekzistojnë mbi të ardhmën e organizimit të brendshëm të KQZ-së.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm, Kaso tha se në formatin e ardhshëm mund të shohim edhe një trupë të vetme, me një Kryekomisioner më më shumë rol drejtues.
Nga ana tjetër, Kaso tha se edhe bashkëpunimi i tre trupave është një mekanizëm delikat dhe që kërkon studim.
“Sa i përket ardhmërisë së trupës së KQZ-së, në një kohë kur një pjesë e KQZ-së dhe vetë komisioneri ka deklaruar se formati i ardhëm shihet me një trupë të vetme, me Komisioner më të fortë në kompenca, që miraton rregulla, por ka gjithashtu edhe përgjegjësinë ekzekutive për zbatimin e tyre. Në këtë kontekst dhe në kuadër të atij mekanizmi shumë delikat të bashkëpveprimit të tre trupave, që duhet të funskionojnë që ta na garantojnë një KQZ funksionale. Lidhur me këtë përplasen dy vizione të ndryshme”,-tha Kaso.