“Në 10 të sëmurë me kancer të mushkërive, 9 janë duhanpirës”, eksperti: Një cigare lëshon 70 kimikate

“Në 10 të sëmurë me kancer të mushkërive, 9 janë duhanpirës”, eksperti: Një cigare lëshon 70 kimikate

Në një intervistë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, eksperti i duhanit Roland Shuperka zbërtheu efektet e rrezikshme të cigareve tradicionale dhe prezantoi zgjidhjet e reja në treg. Ai theksoi se cigaret përmbajnë tre përbërës kryesorë: nikotinën, që shkakton varësi; monoksid karboni dhe katranin, të cilët janë përgjegjës për sëmundjet serioze dhe kancerin. Në momentin e djegies, në temperaturën 800°C, këta përbërës çlirojnë rreth 70 kimikate kancerogjene, duke bërë që 9 nga 10 pacientë me kancer të mushkërive të jenë duhanpirës. “Cigaret e zakonshme, ato tradicionale, kanë tre përbërës: monoksid karboni, katran dhe nikotinë. Nikotina krijon varësi, kurse të sëmundshmëria ose vdekja është nëpërmjet katranit. Duke u djegur cigarja në momentin e thithjes, në temperaturën 800 gardë Celsius, katrani me monoksidin e karbonit shpërbëjnë...