Për gazetarin Berat Buzhala, mosparaqitja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK është tejet e rëndë.
Buzhala tha se ftesën e SPAK për t’u paraqitur, numri dy i qeverisë nuk duhej ta kishte shmangur.
Buzhala u ndal edhe në monologun që Balluku bëri gjatë udhëtimit në tren, të cilin e cilësoi si dëshpërues, duke i kujtuar madje fillimet e Veliajt, që shpesh herë i injoronte zhvillimet. Por dyshues është fakti, theksoi Buzhala, se kë po përpiqet të ruajë kryeministri Edi Rama në radhët e tij, duke dorëzuar Ballukut përballë drejtësisë.
‘Kush është figura serioze apo segnore në PS, që Rama mund t’i thotë SPAK këtë mos e prek. Më duket se s’i ka mbetur më njeri Ramës, siç është edhe Balluku që u prek nga SPAK’, u shpreh Buzhala.
Gazetari Buzhala, u ndal edhe te hetimet që po zhvillohen për Tunelin e Llogarasë, që sipas tij përgjegjësia e mbikëqyrësit është e madhe.
Sa i përket akuzës së Belindës, fakti që s’është paraqit, është goxha peshë e rëndë për Ballukun. Ftesë e tillë s’është mirë ta shmangësh, mund të mos kthehet fare, monologu i saj në tren në Zvicër, ishte dëshpërues, m’u duk si Erioni në fillimet e tij, i injoronte zhvillimet.
Hera e parë që Rama po të arrestohej edhe Belinda, do mbetej pa një figurë serioze politike. Në zgjedhjet e fundit Balluku pati rol instrumental në rritjen e votës. Beni tha që Rama i ruan ata që don, dhe i jep atë që don? Pyetja është kë po ruan Rama? Kush është figura serioze e segnore në PS, që Rama mund t’i thotë SPAK këtë mos e prek. Më duket se s’i ka mbetur më njeri Ramës, siç është edhe Balluku që u prek nga SPAK.
Mbikëqyrësi i punimeve në Llogara. Mikëqyrësi është ai që ka për të dhënë raportin se si e kanë marrë turqit e nënkontratkorët. S’më duket shifër e vogël, 2 mln euro, po përgjegjësia e kompanisë ka qenë qindra milionë. Nëse kjo kopmani s’jep lejë për t’u inaguruar rruga, nëse s’ka përfundu. Përgjegjësia është e jashtëzakonshme, për këdo që ka bërë pagesa.
‘Mosparaqitja e Ballukut në SPAK, e rëndë’/ Buzhala: Monologu në tren, dëshpërues, njëjtë si Veliaj në fillimet e tij
