Mënyra e pazakontë e jetesës së gjermanëve. Varrezat kthehen në ‘oaze qetësie’, ideale për një kafe!

Mënyra e pazakontë e jetesës së gjermanëve. Varrezat kthehen në ‘oaze qetësie’, ideale për një kafe!

Të fshehura bukur në disa nga qoshet më të qeta dhe më të gjelbëruara të Berlinit qendror, kafetë në varreza janë për adhuruesit e një mënyrë jetese ‘të pazakontë’. Kryeqyteti gjerman ka rreth një duzinë kafenesh në varreza, jo domosdoshmërisht vende për të vajtuar, edhe pse mund të jenë edhe të tilla, por kryesisht si ishuj qetësie në lagje të zëna. Ndryshe nga Parisi apo New York-u, ku varrezat tradicionalisht zënë hapësira të mëdha në periferi historike të qytetit, varrezat e Berlinit janë prej kohësh në shkallë njerëzore dhe të lidhura ngushtë me komunitetet lokale. Në dekadën e fundit ka pasur një bum, me hapjen e kafeneve brenda mureve të varrezave. Frikërat fillestare se klientët do të shqetësoheshin ose se të vdekurit dhe familjarët do...