Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO | Banorë që vrapojnë dhe ndërtesa që dridhen, dalin pamje nga tërmeti i fuqishëm në Turqi
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës rihter ka goditur mbrëmjen e së hënës Turqinë perëndimore, duke shkaktuar panik, dëme materiale dhe plagosjen e të paktën 22 personave. Lëkundjet nisën në qytetin Sindirgi në orën 22:48 sipas orës lokale, me një thellësi prej vetëm 3.7 miljesh, dhe u pasuan nga disa pasgoditje të fuqishme. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë qytetarë që vraponin, ndërsa godinat dridheshin nga tërmeti i fuqishëm. Sipas guvernatorit të Balikesirit, Ismail Ustaoglu, tre ndërtesa janë shembur, por ato ishin bosh dhe të dëmtuara nga tërmeti i fundit në gusht, i cili kishte shkaktuar një viktimë. Po ashtu, është shembur edhe një dyqan dykatësh. Autoritetet kanë hapur xhami, shkolla dhe palestra sportive si strehë emergjente për qytetarët që kanë frikë...