Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II në bujqësi
45 deputetë të opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor në Kuvend, për të hetuar kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të këtij programi. Kërkesa e tyre, vjen pas pretendimit për refuzim nga ana e mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi. “Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e Marrëveshjeve IPA II dhe IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, të miratuara pikërisht nga Kuvendi i Shqipërisë, verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe zyrtarëve shqiptar gjatë proceseve të përzgjedhjes së aplikimeve dhe zbatimit të projekteve, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e...