Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Doli nga shtypi antologjia poetike, “Takohemi në Jug”
Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë, këto ditë ka hedhur në qarkullim antologjinë poetike “Takohemi në Jug”, Edicioni III.Kjo antologji botohet në kuadër të Festivalit Poetik Ndërkombëtar “Takohemi në Jug”, organizuar nga Klubi i Poetëve të Jugut, Sarandë, Shqipëri.Në këtë antologji janë përfshirë 41 poetë nga 15 vende të ndryshme të botës; Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Bullgaria, Gjermania, Rumania, Serbia, Finlanda, Bolivia, India, Spanja, SHBA dhe Kanadaja.Antologjia u përgatit nga poeti dhe njëkohësisht koordinatori i “Klubit të Poetëve të Jugut”, Sarandë, Dashamir Malo. ObserverKult Lexo edhe: DASHAMIR MALO: SHUMË BURRA KALUAN PREJ SHTRATIT TË PENELOPËS