Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Zanë Mehmeti: Rrugë të një burgu pa mure
Përtej zhurmës dhe hijeve,një pyetje mbetet pezull:kush është, vërtet, armiku? Oh, kushedi sa lodhen ata!Në darka të gjata,në kolltuqe që rrëshqasin,me llogari të majme.Po mendoj, si një axhami,në këtë oqeaninë e blertë të kohës. Më lëkundin valët e ditës,vajtjeardhjet pa fund,rrugët që trajektojnë si shkallëdrejt një burgu të padukshëm. Një kafe turke, mjafton për ne të thjeshtit.Për ne të thjeshtit,një kafe turke, e fortë si në zamanin e gjyshërve,dhe një gotë boronice,janë një ngushëllim i mjaftueshëm,një shpresë e njëmendtënë këtë botë thartane. Koktejet, për ne?Oooo, jo, jo!Koktejet e mjegullojnë shpirtin e thjeshtë.Koktejet të hanë brendash, të tjetërsojnë,si rétë që e fshehin diellin.Ne të thjeshtit, mësuar jemi,t’ecim n’errësira. Kur afrohen ditët e zhurmës para zgjedhjeve,rrugët mbushen me hallakamë.Rrugët ngatërrohen, si labirinte prej ëndrrashpa asnjë shteg daljeje....