Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit
SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat. Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK. Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit. Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar...