Putin mirëpret në Kremlin kryediplomaten e Koresë së Veriut

Putin mirëpret në Kremlin kryediplomaten e Koresë së Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur kryediplomaten e Koresë së Veriut në Kremlin më 27 tetor, teksa forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, duke depërtuar në një qytet kyç në mes të luftimeve të ashpra. Mediat e Koresë së Veriut thanë se ministrja e Jashtme, Choe Son Hui, diskutoi “shumë projekte të ardhshme për të forcuar dhe zhvilluar vazhdimisht” raportin dypalësh, duke i përcjellë po ashtu Putinit “respektin vëllazëror” të udhëheqësit Kim Jong Un. Detaje të tjera për takimin nuk janë dhënë. Koreja e Veriut është bërë një mbështetëse kyç e luftës gati katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar artileri, raketa dhe trupa në Rusi. Pheniani në këmbim ka pranuar teknologji ushtarake ruse dhe ndihmë ekonomike. Vizita e kryediplomates...