Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Liburn Aliun si drejtor të ri të Portit të Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi eksperiencën e gjatë të Aliut në fushën e arkitekturës, politikës dhe qeverisjes, si dhe vizionin e tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Balluku tha se kreu i qeverisë Edi Rama e miratoi menjëherë propozimin e saj për të emëruar në krye të Portit të Durrësit Aliun dhe tha se shefi i qeverisë historikisht ka punuar për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion, me qëllimin për t’i parë në lartësinë e duhur. Belinda Balluku: Liburn Aliun e kam njohur vite më parë. Arkitekt në profesion, me një karrierë të gjatë në politikë, dy mandate deputeti, katër...