Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe për shqipsharësit digjitalë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një reagimi në Facebook ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Rama e cilësoi të padrejtë dhe të turpshëm faktin që “shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës” po përballen sot me drejtësinë ndërkombëtare, për të dëshmuar se “lufta për liri nuk është krim”. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se historia do ta kujtojë Hashim Thaçin si njeriun që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pavarësisht nga “tifozët e verbuar” që e sulmojnë edhe sot. Rama: A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës...