Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit, SPAK dorëzon prova të reja
Shtyhet seanca për ish-presidentin Ilir Meta. Shkak u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit, ndërsa mësohet se SPAK ka sjellë prova të reja. Burimet e Anila Hoxhës thanë ekskluzivisht se në provat e reja përfshihet një letër porosi e përcjellë nga Amerika në datën 1 tetor. Në të cilën tha Anila Hoxha amerikanët konfirmojnë se për kontratën e lobimit me GSIS Z paguan 460 mijë dollarë nga të cilat 93 u paguan nga LSI, ndërsa 267 mijë dollarë nga llogaria e Ardian Shatkut. Kontrata e lobimit i përket vitit 2016.