Fatura dore, ilaçe të skaduara dhe shmangie tatimesh, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat

Fatura dore, ilaçe të skaduara dhe shmangie tatimesh, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e spitalit privat International Medicare shpk e Sante Plus. Administratorët dhe drejtuesit e këtij spitali akuzohen për fshehje të të ardhurave, mos pagim taksash dhe përdorja e medikamenteve të skaduara. Hetimet ndaj këtij spitali nisën pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas portugez i cili deklaroi në prokurori se kishte paguar mbi 5200 euro në këtë spital për të marrë 3 shërbime, por që në fakt nuk kishte marrë asnjë prej tyre, pasi mjekët ishin larguar, ndërkohë që as paratë nuk i ishin kthyer pas. Pas hetimeve të mëtejshme, hetuesit zbuluan se ky spital operonte me mandate dore dhe gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa...