“SPAK dhe Ahmetaj janë bashkëpunëtorë shkencorë! Të dyja palët flasin për hetimet në media”

“SPAK dhe Ahmetaj janë bashkëpunëtorë shkencorë! Të dyja palët flasin për hetimet në media”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e shikon me shqetësim përdorimin e medias nga SPAK për propagandë dhe për fillimin e çështjeve penale përmes deklaratave publike. Duke iu referuar me ironi thirrjes së Altin Dumanit për Arben Ahmetajn që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, Manjani thekson se më parë duhet të gjejmë kush janë “punëtorët e drejtësisë”, pasi me disa denoncime të Benit, SPAK-u i Dumanit ka filluar hetime. Postimi i plote: Altin Dumani deklaron në Parlament për Arben Ahmetajn: “Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur.” “Shumë mirë që bën thirrje të tilla, pavarësisht se me vonesë,” – shkruan Manjani, – “por pyetja është: kush janë ‘punëtorët’ e drejtësisë që pastaj të gjejmë bashkëpunëtorët e saj?!...