Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Shqipsharësit, tifozë të budallakisë patriotike, po e trajtojnë Hashimin si armik
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në paraburgim duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i...