Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë, ende asnjë reagim nga kompania
Protesta e minatorëve të Spaçit ne Mirditë ka hyrë në ditën e 17-të, por kompania turke “Tete Albania” ende nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre. Pavarësisht kësaj, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre.