Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bonus rekord për pensionistët këtë fundvit, mbi 730 mijë përfitues, ja sa do të marrin dhe kush përfiton më shumë
Këtë fundvit, mbi 730 mijë pensionistë pritet të përfitojnë nga bonusi special që qeveria do të shpërndajë si mbështetje për shtresat në nevojë. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, gjatë një interviste për “Klan News”, shpjegon se fondi i planifikuar është më i lartë se një vit më parë dhe se bonusi do të jetë i diferencuar sipas nivelit të pensionit. Përfituesit kryesorë do të jenë ata me pensione më të ulëta, që do të marrin nga 10 deri në 20 mijë lekë shtesë. Sipas Kortoçit, ky është një hap i përkohshëm, por i domosdoshëm për të përballuar rritjen e kostove të jetesës. Megjithatë, ekspertja thekson se rritja e qëndrueshme e pensioneve mbetet sfida kryesore për vitet në vijim. -Zonja Kortoçi, pikë së pari, sa...