Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit për t’i qepur gojën Erion Veliajt, Lamallari mori urdhër nga Balluku për…
Një kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit ka ndezur dyshime për një operacion me prapavijë politike, që synon të ushtrojë presion ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime konfidenciale bëjnë me dije se aksioni, i cili në pamje të parë u paraqit si një inspektim rutinë, është urdhëruar në mënyrë direkte nga lart, me qëllim që Veliaj të heshtë dhe të mos flasë për lidhjet e pushtetit me hetimet në zhvillim. Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, fundjavën që lamë pas, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ndërmorën një kontroll të menjëhershëm në ambientet e Burgut të Durrësit. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e pesë telefonave të tipit iPhone, të gjetur të fshehur në dyert e dusheve të Godinës “A”, kati...