Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Vlera e kredive të brendshme të garantuara nga qeveria shqiptare arrin minimumin e dekadës së fundit
Vlera e borxhit të brendshëm të garantuar nga qeveria shqiptare ka rënë në nivelin më të ulët prej të paktën 10 vjetësh.Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025, vlera e borxhit të brendshëm të garantuar zbriti në 8.55 miliardë lekë, me një rënie prej 37% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe afërsisht me 40% krahasuar me fundin e vitit 2024.Arsyeja kryesore e rënies së borxhit të brendshëm të garantuar lidhet me rifinancimin e disa prej kredive të kompanive publike të sektorit energjetik te Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Rrjedhimisht, edhe garancia për këto kredi është transferuar në favor të BERZH.Kreditë në fjalë ishin marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë/Furnizuesi i Shërbimit Universal tek tre banka tregtare vendase. Bëhet...