E ftoi të bëhet ‘bashkëpunëtor’ i drejtësisë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit: Më kishe aty, mua më duan të vdekur…

E ftoi të bëhet ‘bashkëpunëtor’ i drejtësisë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit: Më kishe aty, mua më duan të vdekur…

Arben Ahmetaj ka reaguar pas thirrjes që kreu i SPAK, Altin Dumani bëri sot gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku e ftoi ish-zëvendësministrin e Ramës të bëhet “bashkëpunëtor” i drejtësisë, lidhur me akuzat që Ahmetaj ka bërë publikisht ndaj ish-kolegëve të tij socialistë. Në një lidhje telefonike me gazetarin Çim Peka, Ahmetaj tha se nuk ka për çfarë të bëhet bashkëpunëtor, pasi bashkëpunëtor bëhet ai që ka kryer një krim. “Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Siç ka rëndomë Altin Dumani disa dumanë që i ka rëndomë aty. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që ai i drejtohet parlamentit, unë jam shembull jo i dy,...