Enton Abilekaj, deklaroi se sjellja e SPAK me zv.Kryeministren Belinda Balluku, ka nxitur një mori thashethemesh.
Abilekaj tha se SPAK u jep lajme apo thashetheme, mediave të preferuara, por më pas nuk jep informacion, duke nxitur spekulime.
“Ka disa ditë spekulime. E dija që të enjten, e kam konsultuar për më shumë informacion me kolegë por nuk ka. Që nga e premtja, çdo gjë është spekulim. Është e sigurtë që do të thirret në SPAK dhe është regjistruar çështje penale, ose është shtuar në një çështje, por të tjerat janë spekulime. Derisa të dimë se për çfarë është, çdo gjë tjetër është spekulim. Ata që spekulojnë dhe thonë pse nuk shkruajnë dhe të tjerët, mendoj se e kanë gabim. Gara e informimit fillon kur ajo paraqitet në SPAK dhe merret informacion. Nuk mund të aludojmë më tepër dhe do të gënjejmë njerëzit.
Kjo që bën SPAK nuk është transparencë. Lëshon lajme dhe thashetheme në disa media të preferuara. Lëshon pastaj aludime dhe zyrtarisht thotë nuk kemi gjë për të thënë. E para, duhet të njohë personin që është interesuar për çështjen dhe pastaj të njoftojë për transparencë. Bëhet fjalë për një njëri shumë të rëndësishëm”, deklaroi Abilekaj.
Enton Abilekaj: SPAK lëshon lajme dhe thashetheme te mediat që ka të preferuara, për Ballukun ka vetëm spekulime
