Takimi Xi–Trump: Kina dyshon te SHBA-të dhe kërkon rishikim të politikës ndaj Tajvanit

Takimi Xi–Trump: Kina dyshon te SHBA-të dhe kërkon rishikim të politikës ndaj Tajvanit

Edhe pse Uashingtoni dhe Pekini kanë shpallur arritjen e një parimi marrëveshjeje tregtare, analistët paralajmërojnë se rruga drejt një stabilizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve është ende e pasigurt. Fati i dialogut mes dy fuqive do të varet nga takimi që pritet të zhvillohet të enjten në Korenë e Jugut midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping. Sipas Yu-Hua Chen, profesor i politikës së jashtme kineze në Universitetin Ndërkombëtar Akita në Japoni, marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë, por prek edhe çështje të ndjeshme gjeopolitike dhe të sigurisë, si konflikti në Ukrainë dhe tensionet përreth Tajvanit. “Të dy palët kanë interes të stabilizojnë raportet, por Pekini nuk i beson plotësisht Trump-it. Ai shihet si i paparashikueshëm dhe i prirur për të...