Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
KQZ nuk e regjistroi si kandidat të pavarur për Vlorën, Gjergji Nika e padit në Kolegjin Zgjedhor
Pasi Gjergji Nika nuk u regjistrua nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Vlorës, ai e ka dërguar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, ku sot do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të marrë në shqyrtimin padinë e kryer nga Gjergji Nika, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe që KQZ-ja ta regjistrojë atë si kandidat për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. “Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.1437, datë 26.10.2025 duke vendosur: “Regjistrimin e Z.Gjergji Nikë Nika, si kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia...