Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Tronditëse- si e kuptuan se janë motër e vëlla?
Rinjohja e vëllait me motrën, në këto këngë legjendare hasim motivin e largimit të vëllait për arsye të ndryshme o është rrëmbyer nga të huajt, nga pushtuesit turq dhe është bërë jeniçer, o është hajdut që bredh maleve, ose është mercenar që lufton larg vendit të tij dhe rrjedhat e luftës e sjellin rastësisht në vendlindje. Këtu rinjohja bëhet pas shenjash ose pas një shenje që jep Perëndia me anë të një shpendi, zakonisht të një pëllumbi. Kënga legjendare, pra, na flet përgjithësisht për një përçarje të familjes shqiptare të shkaktuar nga sundimi i huaj. Megjithatë, në trung të këngës janë bashkuar edhe elemente të tjera, që flasin për një integrim të këngës në atmosfera përrallore (zogjtë që shqetësojnë çiftin për të mos ndodhur incesti,...