Po kthehej nga puna, flet gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë: Makina ishte me 200 km/orë

Po kthehej nga puna, flet gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë: Makina ishte me 200 km/orë

Gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje pas mesnatës të së hënës ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna. Ai u shpreh se makina që e aksidentoi po ecte me 200 km/orë. Gjyshi i të ndjerit tregoi se prej 8 orësh janë në morgun e Vlorës, teksa shton se as mjeku ligjor dhe as prokurori nuk kanë vijuar me procedurat e tyre. “Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor. 30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin...