‘Njëri ngul thika dhe tjetri…’ Ahmetaj: I sugjeroj Dumanit të bëhet ‘i penduar’, më hetoi me urdhër të Ramës

Arben Ahmetaj nga ekzili tha se duhet Altin Dumani që të bëhet bashkëpunëtor I drejtësisë pasi I hapi dosje me urdhër politik të Ramës. Ahmetaj tha se është Rama që vendos se kush duhet të futet në burg e kush jo, dhe fakti që ai nuk është në burg është rastësi.
Pjese nga Intervista
Arben Ahmetaj : Mos ti referohemi fare raporteve. Le tu thotë shqiptarëve se çfarë i kanë thënë herën e fundit në Departamentin e Shtetit. Pse shqiptarët janë budallenj, që lexojnë raporte dhe e shikojnë me sytë që shkëlqejnë Altin Dumanit. Unë i sugjeroj Altin Dumanit që të bëhet vetë bashkëpunëtor me drejtësinë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre, se si ka hetuar ndaj meje duke më kthyer target me urdhër të Edi Ramës. Njëri ngul thika dhe tjetri më fut në burg, për të mos dalë më i gjallë nga burgu.
Çim Peka: Keni akuzuar 3 emra, Edi Ramën, Erion Veliaj, Belinda Balluku. Njëri është në burg, tjetra po hetohet, përveç Edi Ramës që është i paprekshëm deri tani.
Arben Ahmetaj : Ça do Rama janë të paprekshëm. Ça nuk do Rama që të jenë të paprekshëm, zvarriten në rrugën. Edhe mua rastësia më bëri të mos isha në burg. Por sot ajo rastësi më dha mundësinë të flas.
Me Becchetin pse nuk merret Altin Dumani. Janë 130 mln euro. Dmth tek unë u fut, nuk gjeti firma tek inceneratorët, nuk e mbështet dot akuzën për korrupsion, sepse nuk kam firmosur.
Do të kapë veshin e majtë me dorën e djathtë, bën salto mortale ajuridike për të quajtur korrupsion.
E dini çfarë quan korrupsion ky, rialokim të fondeve. Ministri i Financave bën rialokime fondesh me kërkesë të ministrave të tjerë, për kontrata në të ardhmen, për zëra buxheti që mund të kthehen kontrata në të ardhmen dhe për kontrata të dhëna. Ka definicion për korrupsioni; të jap diçka, më jep diçka.
E dini çfarë ka thënë për ato 34 mijë eurot e hoteleve të supozuara. Neve thotë kërkuam në hotel për emrat e Arben Ahmetaj dhe ish-bashkëshortes, ata nuk ishin të regjistruat aty, por ne jemi të bindur se ata kanë fjetur aty. Çmenduri, as në kohën e Stalinit nuk është bërë kjo.