Zonja e filmit shqiptar

Zonja e filmit shqiptar

Instituti Norvegjez i Filmit (NFI) ka vendosur të organizojë një tribut dedikuar regjisores shqiptare Xhanfise Keko. Për tre ditë, në 30 e 31 tetor dhe 2 nëntor 2025, në Cinematekën e Oslos do të shfaqen tre filma të saj, “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë” dhe “Kur xhirohej një film”. Të tre filmat e përzgjedhur me këtë rast, krijojnë një përshtypje të mirë të prodhimit total të Kekos dhe prezantimi i tyre është një mundësi unike për të parë imazhe të gjalla nga Shqipëria gjatë një periudhe kur vendi ishte i mbyllur për botën e jashtme. Keko i realizoi filmat e saj në vitet 1972 – 1984, dhe është një nga regjisorët e gjeneratës së artistëve të ekranit të cilët punuan me përkushtim...