Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sot në GJKKO seanca për dosjen ‘Veliaj’, vendoset nëse çështja kalon për gjykim
Në orën 10:00 të paradites së sotme, 28 tetor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca paraprake për dosjen ndaj Erion Veliajt. Kjo seancë pritet të përcaktojë nëse çështja do të kalojë në gjykim apo do të pushohet. Në seancën e kaluar, procesi u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, të cilët protestuan ndaj arrestimit të kolegut të tyre Ulian Bajrami në Elbasan. Në këtë dosje janë të pandehur gjithsej 30 persona dhe subjekte juridike, mes tyre edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, si dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. Sipas hetimeve të SPAK, Veliaj akuzohet për nëntë raste korrupsioni, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit. Edhe Ajola...