Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, vendoset nëse do kalojë për gjykim

Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, vendoset nëse do kalojë për gjykim

Sot, më 28 tetor, në orën 9:00 do të zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta dhe disa të akuzuar të tjerë. Në qendër të hetimeve janë Meta, Monika Kryemadhi, nëna e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Takimi i fundit ishte shtyrë për shkak të bojkotit të gjyqeve nga avokatët. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të vazhdojë drejt gjykimit apo do të kthehet për hetime të mëtejshme. Hetimi i Prokurorisë së Posaçme SPAK u përmbyll më 28 korrik dhe më vonë, në fund të gushtit, dosja u dërgua për gjykim. Çështja përfshin tre linja hetimi: aferën CEZ-DIA, aktivitetet e lobimit të LSI-së në SHBA dhe hetimin...