Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“PD gabon që ulet në tryezë me PS”, Shehaj kundër Komisionit për ‘Zgjedhoren’: Nuk bëhemi pjesë e farsës
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, deklaroi se PS dhe PD u bënë bashkë për të goditur sërish partitë e reja. Shehaj tha se opozita nuk duhet shkojë në komisionin e reformës zgjedhore, sepse sa herë është ulur me PS-në, ajo ka dalë e dëmtuar. “Po të dëgjoje sot opozitën, thoshte se ato të 11 majit janë zgjedhje të vjedhura. Nga lind kjo nevojë për reformën zgjedhore? Sa herë janë ulur, kanë goditur partitë e reja. Kanë dy kryetarët e PS-PD veton, kanë në dorë vendimet për komisionin dhe jemi ne aty kot. Sot votuan komisionin që lind për të vrarë partitë e reja. Kur dëgjoj Taulant...