Ndërtimet pa leje, Shehaj: Pse njerëzve me pushtet nuk ia shemb askush pallatet?

Ndërtimet pa leje, Shehaj: Pse njerëzve me pushtet nuk ia shemb askush pallatet?

Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka saktësuar pyetjen e tij drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela lidhur me ndërtimet pa leje. Shehaj thotë se prokuroria është e ashpër me qytetarët e thjeshtë ndërsa pushtetarët janë farë të paprekur nga shkelja e ligjit. “Zoti Çela u bëra një pyetje lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç e dini Shqipëria është një vend i padrejtë për qytetarët e thjeshtë. Nëse vëmë re shikojmë veprimet e prokurorisë, është e rreptë me qytetarët e thjeshtë dhe jo me njerëzit që kanë pushtet. Edhe për ndërtimet pa leje, ka padrejtësi. Mjafton të bësh nje xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura, dhe disa të tjera të paprekura. Ato që janë më të mira janë më të paprekura. Imagjinoni të vini...