Talenti nuk njeh moshë në Albania’s Got Talent, çfarë ndodhi në spektaklin e rekordeve

Talenti nuk njeh moshë në Albania’s Got Talent, çfarë ndodhi në spektaklin e rekordeve

Me emocione të forta, ritëm dhe shumë duartrokitje është mbyllur spektakli i kësaj të hëne Albania’s Got Talent në ekranin e mbarë shqiptarëve, televizionin kombëtar Vizion Plus. Një spektakël i moderuar nga Isli Islami dhe nën gjykimin e virtuozëve Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo. 12 talente dhanë më të mirën e tyre përballë jurisë, por asnjëri nuk mundi të rrëmbente “Golden Buzzer”-in. Një mbrëmje talentesh, nga 13 deri në 65-vjeç. Një gjeni si Laert Alikaj në gjentjen e datave, një ëndërr e papërmbushur si ajo e Aziz Bitrit dhe emocionet e dhuruara nga bateristë, kërcimtarë e këngëtarë mbajtën të mbërthyer para ekranit të Vizion Plus qindra mijëra familje shqiptare. Albania’s Got Talent rikthehet sërish të hënën e ardhshme në Vizion Plus,...