Von der Leyen: Balonat që shkelin hapësirën ajrore lituaneze janë një kërcënim hibrid

Von der Leyen: Balonat që shkelin hapësirën ajrore lituaneze janë një kërcënim hibrid

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të hënën se Bashkimi Evropian qëndron plotësisht në solidaritet me Lituaninë, pas rasteve të përsëritura të hyrjes së balonave të kontrabandistëve në hapësirën ajrore të vendit. “Bëhet fjalë për një provokim. Ta themi me emrin e tij: është një kërcënim hibrid. Dhe nuk do ta tolerojmë, shkroi von der Leyen në një postim në platformën X, duke theksuar se ky fenomen tregon edhe një herë nevojën për të përshpejtuar iniciativat e BE-së për monitorimin e kufirit lindor dhe forcimin e mbrojtjes evropiane me anë të dronëve. Kryeministrja e Lituanisë, Inga Rugnienė, njoftoi po të hënën se vendi i saj do të rrëzojë çdo balonë kontrabande që kalon kufirin nga Bjellorusia. Sipas saj, këto incidente kanë shkaktuar...