Artur Metani: Sistemi gjyqësor po përballet me mungesa serioze

Artur Metani: Sistemi gjyqësor po përballet me mungesa serioze

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku theksoi se sistemi gjyqësor shqiptar po përballet me sfida të mëdha që lidhen me ngarkesën e tepërt të gjyqtarëve, mungesën e burimeve njerëzore dhe vonesat në proceset gjyqësore. Sipas Metanit, gjatë vitit të kaluar ILD trajtoi 2854 ankesa, nga të cilat 1374 u shqyrtuan dhe 54 përfunduan me hetim disiplinor. Në total, 11 magjistratë – 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë – janë proceduar disiplinarisht me masa që variojnë nga shkarkimi nga detyra deri te vërejtja konfidenciale. “Ngarkesa e magjistratëve në Gjykatën e Tiranës është jashtëzakonisht e lartë. Vetëm në vitin 2023, një gjyqtar ka trajtuar mesatarisht 1176 çështje, ndërsa mesatarja kombëtare është...