Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi, vijojnë kërkimet nën gërmadha

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi, vijojnë kërkimet nën gërmadha

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e së hënës rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, njoftoi se lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur. Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 5.99 kilometrash, duke e bërë atë tërmet të cekët, që shpjegon pse u ndje në një zonë kaq të gjerë. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe kërkimin e të mbijetuarve. Në deklaratën zyrtare, AFAD njoftoi se janë nisur vlerësimet e dëmeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe...