Kreu i ILD raporton në Kuvend: Gjyqtarët s’mund të kërkojnë vetëm pavarësi politike!

Kreu i ILD raporton në Kuvend: Gjyqtarët s’mund të kërkojnë vetëm pavarësi politike!

Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së magjistratëve dhe nevojën për profesionalizëm në përballje me ndikimet politike apo emocionale. “Për hir të së vërtetës, unë kam mbajtur qëndrim për çdo deklaratë politike, jo vetëm nga kryeministri”, deklaroi Metani. Ai u ndal edhe te roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se pavarësia e tyre nuk duhet të kufizohet vetëm ndaj ndikimeve politike, por ndaj çdo interesi tjetër. “Gjyqtarët nuk mund të kërkojnë vetëm pavarësi politike, por nga çdo interes tjetër. Kur kam kërkuar vetëpërmbajtje, ajo nuk duhet të ndikojë sjelljen e magjistratëve. Kushtetuta dhe ligji ia kanë garantuar çdo gjyqtari dhe prokurori këtë pavarësi,” tha Metani. Në fund, kreu i ILD-së theksoi se,...