Lufta e SPAK ndaj korrupsionit/ Sondazhi: 44.2% e shqiptarëve mendojnë se ka goditur më shumë qeverinë

Lufta e SPAK ndaj korrupsionit/ Sondazhi: 44.2% e shqiptarëve mendojnë se ka goditur më shumë qeverinë

Shumica e shqiptarëve mendojnë se SPAK ka punuar mirë në këto tre vitet në drejtimin e Altin Dumanit, por nuk ka luftuar më mirë korrupsionin. Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë, pyetja që iu drejtua shqiptarëve se si e ka drejtuar SPAK punën. 1313 qytetarë të anketuar në 12 qarqe të vendit, 44.2% e tyre mendojnë se SPAK ka goditur më shumë qeverinë, 35.7% mendojnë se ka vepruar pa dallime politike dhe 20.1% mendon se SPAK ka mbajtur anë politike. /abcnews