No Image Available

“Mos u vishni me kostume mijëra euro”, Gjin Gjoni përgjigje Nokës: Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie, sepse …

Gazetari Poli Hoxha ka diskutuar ditën e sotme me deputetin e PD-së, Gjin Gjoni dhe pedagogen Arsejda Gjyli, lidhur me debatet brenda Partisë Demokratike, për vijimësinë e aksionit opozitar. Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, gazetari Poli Hoxha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka kërkuar deputetëve që të mos shfaqen në publik me kostume nga 5 mijë euro. Deklaratën e tij e komentoi edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate, teksa shtoi me ironi se ndoshta Noka ‘i di edhe cilësitë e kostumeve’, tha ai për gazetarin Andrea Danglli. Gjoni gjithashtu replikoi edhe me pedagogen Arsejda Gjyli, të cilës i tha se byzylyku...