Sa i lartë është borxhi publik i Shqipërisë ?

Sa i lartë është borxhi publik i Shqipërisë ?

Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka zbritur në 14 miliardë euro në tremujorin e tretë nga 14.1 miliardë që ishte më parë, një rënie e lehtë kjo me 1.1%. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), stoku total i borxhit publik regjistrohet në 53.45%, duke shënuar gjithashtu një rënie me gati 0.6%. Ndikimin më të madh në këtë rënie e ka dhënë borxhi i brendshëm, ndërsa stoku i atij të jashtëm vijon të jetë po ashtu me një rënie të lehtë në raport me PBB. Stoku i borxhit të qeverisë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të ketë prekur nivelet më të ulëta që prej...