Skandali Epstein rikthehet, Mbretit Charles i kërkohet llogari në publik për princin Andrew

Skandali Epstein rikthehet, Mbretit Charles i kërkohet llogari në publik për princin Andrew

Gjatë një vizite në katedralen e Lichfieldit në Staffordshire të hënën, Mbreti Charles u përball me një protestues që e pyeti publikisht për lidhjet e princit Andrew me Jeffrey Epstein, të dënuar për trafik seksual. Protestuesi e pyeti se “sa kohë kishte që e dinte për Andrew dhe Epstein” dhe nëse “kishte kërkuar nga policia të mbulonte rastin e vëllait të tij”. Pyetjet e tij u pritën me reagime të forta nga turma, ku disa njerëz brohoritën “Rroftë Mbreti”, ndërsa një grua i tha protestuesit të “mbyllte gojën”. Charles nuk reagoi ndaj pyetjeve dhe vazhdoi të përshëndeste qytetarët, ndërsa disa i kërkuan madje edhe një përqafim. Skandali që përfshin princin Andrew është rihapur pas publikimit të kujtimeve të Virginia Giuffre, e cila ka përsëritur akuzat...