“Shkresë përmes avokatit”, Lala zbulon komunikimin e parë të Ballukut me SPAK pas hetimeve: Ja data e paraqitjes

“Shkresë përmes avokatit”, Lala zbulon komunikimin e parë të Ballukut me SPAK pas hetimeve: Ja data e paraqitjes

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje në lidhje me marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”. Sipas Lalës, SPAK ka ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime pas krijimit të bindjes se ndaj saj kishte elementë që kërkonin verifikim hetimor. “Kur kanë krijuar bindjen, SPAK ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Është njoftuar përmes fletë-thirrjes për t’u paraqitur sot në shoqërinë e një avokati, duke u vënë në dijeni se është person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera, deri tani, sepse nuk dihet çfarë mund të zbulohet më vonë,” tha gazetarja.Lala shtoi se zëvendëskryeministrja nuk është paraqitur në SPAK në datën e parë të...