Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Starton nata e dytë e Albania’s Got Talent/ A do të kemi një tjetër Golden Buzzer? Ndiqeni LIVE në Vizion Plus
Ka startuar nata e dytë e spektaklit të shqiptarëve, Albania’s Got Talent, në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. Një natë ku 12 të talentuar të moshave të ndryshme do të performojnë para 4 “pamëshirshëmve” të jurisë: Agron Llakaj, Ledina Çelo, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo. Një spektakël i moderuar nga talenti Isli Islami pritet të dhurojë të tjera emocione të forta mbrëmjen e sotme. A do të kemi një tjetër Golden Buzzer? Kjo pyetje do të marrë përgjigje vetëm në fund. Ndiqni spektaklin tuaj, spektaklin e rekordeve në ekranin kampion të Vizion Plus. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin në ekran, ju ftojmë ta ndiqni përmes linkut tonë në YouTube.