Britania mbyll hotelet që strehojnë azilkërkuesit/ Starmer: Qëllimi ynë, goditja e emigracionit të paligjshëm

Britania mbyll hotelet që strehojnë azilkërkuesit/ Starmer: Qëllimi ynë, goditja e emigracionit të paligjshëm

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se është i vendosur të mbyllë hotelet që përdoren për strehimin e azilkërkuesve, duke fajësuar qeverinë e mëparshme për “një rrëmujë gjigante” në sistemin e emigracionit. Në qytetin Epping, ku qytetarët kanë protestuar kundër përdorimit të hoteleve për azilkërkues, tensionet mbeten të larta. Pankarta të tilla si “Mbroni vajzat tona” dhe “Epping thotë Jo” pasqyrojnë ndarjet e thella që ka shkaktuar kjo çështje në komunitetet lokale. Starmer tha se qeveria e tij po përshpejton ndjeshëm procesimin e kërkesave për azil, ndërsa njerëzit pa të drejtë qëndrimi po deportohen me ritmin më të lartë. “Qeveria ka trashëguar një situatë të vështirë në të gjitha departamentet, përfshirë Ministrinë e Brendshme. Pas periudhës së qeverisë së mëparshme, ku kërkesat për azil nuk...