Kreu i SPAK: Për ne, Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar. Nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë…

Kreu i SPAK: Për ne, Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar. Nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, më 27 tetor, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Ai u pyet se përse nuk i është marrë ende një dëshmi ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, në arrati. Duke u ndalur tek kjo pyetje, Dumani tha se Ahmetaj mbetet person në kërkim ndërkombëtar, por megjithatë shtoi se “kushdo që dëshiron të marrë statusin e të penduarit dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është i mirëpritur”. “SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të...