“Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?” Xhaferri sqaron deklaratën: Nuk ka rebelim!

“Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?” Xhaferri sqaron deklaratën: Nuk ka rebelim!

Një debat artificial, e ka cilësuar deputeti demokrat Besard Xhaferri, debatin e krijuar pas deklaratës së tij se nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet në 2026 si kryetar i PD-së. Në “Off the Record” ai sqaroi se nuk ka asnjë rebelim dhe se kjo deklaratë e tij nuk u prit as si debat dhe as si tërmet nga Sali Berisha, por pranoi se ka pasur reagime e kritika të cilat i ka sqaruar. “Nuk isha në Shqipëri dhe as nuk doja ti jepja ndonjë rëndësi bërjes së atij debati. Mendoj se ishte një debat artificial se një parti demokratike ku debati është gjëja më normale dhe ne këtë e kemi treguar në të gjithë historikun e 25 viteve nuk ka pse të bëjë...