Klevis Balliu i drejtohet kreut të SPAK për dosjen Xibraka – “Ja ku e keni Taulant Ballën, pyeteni””

Deputeti i PD-së Klevis Balliu foli në parlament pas mbylljes së raportimit të kreuyt të SPAK, Altin Dumanit dhe përgjigjes ndaj të gjitha pyetjeve që opozita i kishte bërë atij me shkrim.
Balliu foli mbi hetimet e laboratorit të Xibrakës, ku pretendon se aty është i përfshirë Olsi Rama dhe se SPAK nuk kreu hetimet me pretendimet se nuk gjeti gjë.
Balliu i tha Dumanit se në sallë ishte Taulant Balla dhe ai kishte informacion pasi e ka thënë vetë në parlament 1 vit më kur ishte ministër i Brendshëm.
Demokrati ftoi Dumanin të hetonte Ballën për moskallëzim krimi
Klevis Balliu: Unë ju pyeta pse nuk vazhduan hetimet ju thatë nuk gjetëm gjë. Ju nuk keni marrë në pyetje personi që deklaronte publikisht se e di kush është personi në fjalë. Ja ku është (nxjerr videon e Ballës në parlament një vit më parë). Ky e di kush është, si e keni mbyllur dhe nuk e keni marrë këtë njeri meqë e dinte dhe ishte ministër i brendshëm. Ja ku e keni merreni t’jua sqaroj. Ky që e dinte a nuk duhet hetuar për moskallëzim krimi? Pse nuk i bëtë hetimet, se ne e dimë se aty del shoku Olsi Rama dhe nuk preket. Minimalja duhej të merrej Taulant Balla, ka qenë ministër i brendshëm dhe nuk është marrë as kjo. Le të themi të vërtetën.