Pas mbarimit të raportimit të kreut të SPAK në parlament dhe përgjigjes ndaj pyetjes së opozitës, menjëherë mori fjalën për procedurë Sali Berisha.
Kryedemokrati kritikoi raportimin e Dumanit, teksa e quajti si avoka të vjedhjeve më të mëdha në vend.
Më pas Berisha foli për vjedhjet sipas tij me tunelin e Llogarasë dhe Aeroportit të Vlorës, nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Rama.
Sali Berisha: Ishte një rast unik për jetën e atyre që ndoqën këtë seancë. Se si parnë grupin e mëkatarëve të strukur, të pëulur gjer në dhe. Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi i cili po penalizon më shumë se cilido tjetër qytetarin e thjeshtë. Ju avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni se për qytetarët shqiptarë se vetëm me CEZ kanë humbur 630 mln euro për shkak të pazarit të Ramës me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe Dumanërët.
Ai që e pëson nga ky qëndrim i tyri është qytetari shqiptar i cili pagoi sa qimet e kokës 430 mln euro inceneratorët. Dhe ai thotë se e kam në hetim paraprak, nuk mund të bëhet më i shpifur. Por çfarë hetimi paraprak mor. Janë 400 mln që nuk ekzistojnë. I kanë paguar njerëzit e varfër. Ai thotë po vazhdoj hetim paraprak. Mashtrues ordiner, përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën.E dini ju kush është dënuar për djegësin e Tiranës? Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. U dënua se u gjetën pllakat e banjos. A e dini ju o qytetarë se të marrë së bashku bëjnë 1 mld euro, dyfishim pensionesh, dyfishim rrogash. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani. Por është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Ju flisni për hetime, është 50 mln euro tuneli i Llogarasë, 140 mln euro gjoba për Aeroportin e Vlorës, që do ta marrë tani Lubia me Edi Ramën.
A i bëjnë së bashku 210 mln? Nuk mund të hetohet Edi Rama me 21 mln euro shpenzime udhëtime në 2 vite se e mbron Altin Troplini. Nuk lejoi krijimin e komisionit parlamentar se me avionin e tij transportonte narko euro ose drogë? Të gjitha këto janë shpenzime mbi shpatullat e atyre që numërojnë kafshatën. I marrin paratë Lubitë. Nuk kemi gjë ne personale, do dal te çështja personale me Dumanin. Sa janë vjedhur me energjinë elektrike? Vetëm në një vit 300 mln euro.
Sa do t’u kushtojë qytetarëve aeroporti i Vlorës ? Berisha akuzon qeverinë – Hajdutë…
