Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dumani: Zgjatjen e mandatit të Prokurorëve të Posaçëm nuk e kërkoj për interesin personal
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor në Kuvend për veprimtarinë e SPAK në vitin 2024, u ndal edhe te çështja e mandatit të tij dhe e prokurorëve të posaçëm. Në një seancë ku u përball me 65 pyetje të depozituara nga opozita, Dumani dha një mesazh të qartë për qëndrueshmëri, integritet dhe refuzim të çdo aludimi për interes personal. I pyetur nga deputetët e opozitës, nëse përfundimi i mandatit të tij përbën një dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin, Dumani u përgjigj duke thënë se, “Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, iu bëj ballë sfidave. Do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mandatit 9-vjeçar.” Dumani...